Profili i kancelares Angela Merkel

Evropë

Profili i kancelares Angela Merkel

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 20:36
Angela Merkel

Por, kush janë dy pretendentët kryesorë për kancelar të Gjermanisë. Angela Merkel konsiderohet si njëra ndër udhëheqëset më të njohura dhe më të fuqishme të këtij shekulli.

Mbrojtësit dhe përkrahësit e saj e kanë shpallur si mbrojtësen e fundit të vlerave demokratike perëndimore ndërsa është fyer dhe kërcënuar për qëndrimet e saj të pakompromis rreth çështjes së refugjatëve, borxhit të Greqisë dhe mjedisit.

Angela Dorothea Kasner ka lindur me 17 korrik 1954 në Hamburg të Gjermanisë Perëndimore. Studimet i ka kryer në Universitetin e Lajpcigut nga viti 1973 deri në 1978.

Pak para përfundimit të studimeve në Universitet, Merkel dëshironte të bëhej asistente e një profesori në një shkollë inxhinierike. Si kusht për të marrë pozitën, kancelares Merkel i ishte kërkuar që të pranonte të raportonte për kolegët e saj tek policia sekrete e Gjermanisë Demokratike. Merkel nuk kishte pranuar, duke përdorur arsyetimin se nuk mund të mbante fshehtësitë për të qenë një spiune e denjë.

Angela Merkel është njëra ndër udhëheqëset më të njohura dhe më të fuqishme të këtij shekulli – kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005.

Pushteti i saj është rritur gjatë krizës ekonomike në Evropë.  Por për kritikët , Merkel përfaqëson stabilitetin e një bote të paqëndrueshme dhe  të luhatur politikisht dhe ekonomikisht.

Përkrahësit dhe adhuruesit e saj e kanë shpallur kancelaren Merkel mbrojtësen e fundit të vlerave demokratike perëndimore. Por, derisa ajo nderohet nga shumë ajo edhe është fyer dhe kërcënuar për qëndrimet e saja të pa kompromis – rreth borxhitt të Greqisë, çështjes së refugjatëve dhe mjedisit.

Në një editorial të BBC-së thuhet se për të dihet shumë pak. Madje edhe në vendin e saj, ajo mbetet një figurë enigmatike. Kancelarja gjermane kujdeset shumë rreth privatësisë. Familja e saj, miqtë dhe personeli I saj janë shumë të kujdesshëm. Bashkëshorti I saj, shkencëtari, Joachim Sauer, bën fare pak paraqitje publike. Sauer është bashkëshorti I saj I dytë, ndërsa kancelarja ka mbajtur mbiemrin e burrit të saj të parë. Merkel nuk ka fëmijë.

Pas humbjes së partisë së kancelarit Helmut Kohl në vitin 1998, Merkel ishte emëruar Sekretare e përgjithshme e CDU-së. Ndërsa me 10 prill të vitit 2000 u bë gruaja e parë udhëheqëse e një partie.

Në votimet e 24 shtatorit 2017, Merkel kërkon të fitojnë mandatin e katërt në krye të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat