Këta janë liderët evropianë që e uruan Merkelin për fitore

Evropë

Këta janë liderët evropianë që e uruan Merkelin për fitore

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 18:02
Angela Merkel

Pas zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani liderët në Evropë i dërguan mesazhe urimi kancelares gjermane Angela Merkel, partia e së cilës doli fituese.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në një letër urimi dërguar kancelares Merkel i uroi fat në bisedimet për koalicionin.

“Njohuritë personale dhe përvojat e juaja shumë vitëshe për politikën e Evropës, kanë një rëndësi të madhe si për Gjermaninë dhe fqinjët e saj në BE ashtu edhe për institucionet e BE”, thotë Juncker.

Presidenti i Parlamentit Evropian (PE) Antonio Tajani në rrjetet sociale ka shkruar: “Urime Angela Merkel. Gjermania do të vazhdojë të mbetet e lidhur me ‘ideologjinë evropiane’. Eja tani të punojmë së bashku që Evropa të kalojë nga reformat”.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy në një telegram urimi dërguar Merkelit ka shkruar se “Gjermanët me rezultatet e këtyre zgjedhjeve edhe një herë kanë treguar mbështetjen për një Evropë të fuqishme, të bashkuar, konkurruese, të fuqishme dhe të begattë”.

Edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social ka shkruar: “Kam thirrur Angela Merkelin për ti uruar. Ne po vazhdojmë bashkëpunimin tonë me vendosshmëri për shtetet tona dhe për Evropën”.

– “Ka ardhur koha për të hyrë në alarm”

Ndërkaq zv/kryeministri i Belgjikës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Didier Reynders më tepër u fokusua në hyrjen e partisë së të djathtës ekstreme në parlament se sa në urimin e kancelares Merkel. “Ka ardhur koha për të hyrë në alarm. Pamë që në disa shtete po fuqizohen ekstremistët e djathtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat