Referendumi i kurdëve të Irakut, reagon Erdogan

Evropë

Referendumi i kurdëve të Irakut, reagon Erdogan

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 14:48
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan  ka thënë se kurdët e Irakut mund të mbesin të paushqyer si rezultat i masave ndëshkuese që po shqyrtojnë pas referendumit për pavarësi.

Presidenti turk  akuzoi kreun e qeverisë rajonale të Kurdistanit për siç ka thënë ai “tradhti” për të shtyrë përpara votimin pavarësisht kundërshtimeve të ndërkombëtarëve.

Të gjitha opsionet ushtarake dhe ekonomike ishin tani në tryezë”, tha Erdogan.

“Ai kishte kërcënuar më parë për të prerë një tubacion të rëndësishëm  të eksportit të naftës dhe për të ndaluar kamionët që kalonin kufirin e Turqisë”, raporton BBC.

Turqia ka frikë se një shtet i pavarur kurd në kufirin e saj do të ushqejë ndjenjën separatiste në pakicën e vet kurde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat