“Kapiten Dragani” dënohet me 15 vjet burgim

Evropë

“Kapiten Dragani” dënohet me 15 vjet burgim

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 15:02
Dragan Vasiljkoviq

Dragan Vasiljkoviq, i njohur si “kapiten Dragan” 62 vjeçar, që është njëri prej komandantëve të formacioneve paraushtarake serbe gjatë luftës në Kroaci,  u dënua sot në Gjykatën e Qarkut të Splitit

Vasilkoviq është dënuar me 15 vjet burgim për krime të luftës kundër ushtarëve dhe civilëve kroatë.

Ai u shpall fajtor për dy akuza: atë të keqtrajtimit të të  burgosurve në kështjellën e Kninit dhe një sulm ndaj një stacioni policor në Glinë, raportojnë mediat kroate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat