Referendumi në Kataloni, 337 të lënduar

Evropë

Referendumi në Kataloni, 337 të lënduar

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 14:46
Policia spanjolle

(E plotësuar)- Zëdhënësi i qeverisë katalonase Hordi Turuli ka deklaruar se janë lënduar 337 persona në operacionin e sotëm policor në Kataloni.

Qytetarët e Katalonisë në referendumin e mbajtur për pavarësi nga Spanja, ndërsa me rastin e votimit ka ardhur deri te përleshja me Policinë të ka tentuar ta ndërpres votimin.

Kaos dhe dhunë në Katalonia, dhjetëra të plagosur nga policia

Referendumi i pavarësisë në Katalunjë rrëshqiti shumë shpejt në kaos, pas mësymjes së qendrave të votimit nga policia, e përleshjeve të dhunshme me njerëzit e mbledhur përpara tyre.

Dëshmitarë okularë thonë se forcat e rendit qëlluan me plumba gome mbi tubuesit, përpara një qendre në Barcelonë. Deri në mesditë, sipas autoriteteve rajonale kanë marrë trajtim mjekësor të paktën 38 persona të plagosur. Dhuna nuk vonoi të shpërthente, edhe pse organizatorët e referendumit kishin bërë thirrje për rezistencë paqësore ndaj çdo veprimi të policisë. Kjo e fundit po përpiqet me çdo kusht të bllokojë procesin.

Në qendrën ku voton presidenti katalanas, Carles Puigdemont, efektivët përdoren çekiçët për të këputur drynët, ndërsa jashtë shpërthyen përleshje të ashpra mes policëve dhe qytetarëve që prisnin për të votuar. Puigdemont arriti ta hedhë votën e tij, ndërsa foli “për agresion pa dallim” kundër atyre që tentuan të përcillnin vullnetin e vet.

“Përdorimi i papërgjegjshëm dhe i pajustifikuar i dhunës nga shteti spanjoll nuk e minon dot dëshirën e popul lit katalanas për një votë paqësore dhe demokratike. Ai vetëm sa e sqaron edhe më shumë situatën, në sytë e personave që ende ushqenin dyshime dhe në sytë e të gjithë botës, se çfarë është në lojë në një ditë si kjo. Dhunë, shkopinj e plumba gome, agresion kundër njerëzve të mbledhur qetësisht për të mbrojtur kutitë, fletët dhe qendrat e tyre të votimit”, tha Carles Puigdemont, presidenti i Katalunjës. Madridi zyrtar ishte zotuar ta bllokonte votimin e shpallur të paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit, e duket i vendosur ta vërë në jetë me çdo kusht angazhimin e tij.

Për këtë arsye, Garda Civile ka mësyrë qendrën e IT-së së qeverisë rajonale, duke sekuestruar sistemin elektronik të votave. Katalunja e pasur, me 7.5 milionë banorë, ka gjuhën dhe kulturën e vet, si dhe një nivel të lartë autonomie, por në bazë të Kushtetutës spanjolle nuk njihet si komb më vete. Përpara se të çeleshin qendrat e votimit, qeveri a katalanase i kishte sqaruar zgjedhësit se mund t’i printonin vet fletët e votimit që përmbanin vetëm një pyetje, e se mund t’i hidhnin në çdo qendër tjetër nëqoftëse do të mbyllej ajo që u ishte paracaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat