Pas referendumit në Katalonia nis greva

Evropë

Pas referendumit në Katalonia nis greva

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 12:28
Katalonia nis greva

Një grevë e përgjithshme kërcënon të paralizojë pjesë të tëra të Katalonjës, nismë e organizatave vendase dhe sindikatës së tregtisë si kundërpërgjigje ndaj asaj që e konsiderojnë shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave gjatë votimit të dielës.

Edhe pse Madridi zyrtar e bëri të qartë në çdo mënyrë të mundshme se referendumi ishte i paligjshëm, 2.2 milionë vetë hodhën votën e tyre e 90% i thanë “po” Pavarësisë. Me qindra persona mbetën të plagosur kur policia tentoi të bllokonte procesin. Grupe policësh qëlluan mbi njerëzit me plumba gome, mësynë qendrat e votimit e i kapen gratë nga flokët duke i lëshuar poshtë shkalleve. Greva e së martës, si reagim ndaj dhunës, do të bëjë që transporti publik, shkollat dhe klinikat e Katalonjës të mbyllen për një ditë. “Ajo shtypje, ajo dhunë që ndodhi të dielën është e papranueshme. Nuk është pjesë e sistemit demokratik”, u shpreh një banor i Barcelonës.   Liderët politikë ndërkohe po përpiqen të materializojnë rezultatin e referendumit. Presidenti katalanas Carles Puigdemont kërkon një ujdi të re me qeverinë qendrore të kryeministrit Marian Rajoy, i cili kërcë non nga ana e tij t`ia pezullojë rajonit të pasur verilindor edhe autonominë e zgjeruar që gëzon aktualisht. Puigdemont kërkon ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për të ndërmjetësuar ngërçin mes dy palëve, por Komisioni Europian e përshkroi krizën si “çështje të brendshme” të Spanjës që duhet zgjidhur në linjë me rendin Kushtetues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat