Gjykata gjermane klasifikon hetimin për përgjimet e NSA

Evropë

Gjykata gjermane klasifikon hetimin për përgjimet e NSA

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 20:34
Ilustrim

Gjykata gjermane njoftoi sot se do të pezullonte hetimin për skandalin e dyshuar të përgjimeve të kryera në Gjermani nga agjencia amerikane NSA dhe shërbimet sekrete britanike, në mungesë të provave bindëse.

“Hetimet në lidhje me dyshimin e monotorimeve në masë të të dhënave të bisedave telefonike të gjermanëve nga ana e shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane janë mbyllur », bëri të ditur në një deklaratë Prokuroria federale e Karlsruhe, kompetente për rastet e përgjimit.

Sipas Prokurorisë, megjithëse shërbimet sekrete amerikane dhe britanike, si rasti i institucioneve të ngjashme në vende të tjera kryejnë përgjime, nuk ka asnjë element bindës që dëshmon se ato kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme, sistematike dhe në masë linjat telefonike apo të internetit gjerman, vijon Prokuroria Federale.

Çështja shpërtheu në verën e 2013 me publikimet e amerikanit Edward Snowden, ish-këshilltar i Agjencisë kombëtare të sigurisë (NSA), sipas informacioneve të paraqitura agjencia amerikane kishte ngritur një sistem të gjerë të përgjimit të komunikimeve që shënjestronin veçanërisht gjermanët, prej një periudhë disa vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat