Erdogan pritet solemnisht para Pallatit Serbia

Evropë

Erdogan pritet solemnisht para Pallatit Serbia

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 13:18
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pritur para Pallatit Serbia homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Serbi.

Autoritetet serbe organizuan pritje solemne për kreun e shtetit turk, ndërsa përveç presidentit Vuçiq, zyrtarin e lartë të Turqisë e kanë pritur edhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë.

Pas pritjes, do të vazhdojë takimi kokë më kokë i dy presidentëve dhe takimet e dy delegacioneve, si dhe nënshkrimi i shumë marrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Turqisë.

Dy presidentët do t’iu drejtohen mediave në një konferencë për media dhe pastaj do të marrin pjesë në mbylljen e forumit Serbi-Turqi.

Nesër, presidenti Erdogan do të vizitojë Novi Pazarin, ku do të bisedojë me krerët e komunave Novi Pazar, Rashka, Kralevë, Senicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh dhe Priboj.  Së bashku me presidentin turk kanë ardhur edhe përfaqësues dhe pronarë të disa kompanive të mëdha turke nga sektorë të ndryshëm, sikurse janë turizmi, ndërtimtaria, bujqësia e deri te sektori i metalit dhe industria e përpunimit.

Erdogan mbrëmë ka arritur për vizitë në Beograd, ndërsa në aeroport është pritur nga presidenti Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq dhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat