Spanja kremton Ditën Kombëtare nën hijen e krizës së Katalonias

Evropë

Spanja kremton Ditën Kombëtare nën hijen e krizës së Katalonias

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 16:59
Spanjë

Spanja po kremton sot Ditën Kombëtare, nën hijen e krizës më të madhe politike që ka përfshirë vendin pas dështimit të grushtit të shtetit katër dekada më parë.

Spanjollët u rreshtuan në rrugët e Madridit me flamuj kombëtarë në duar, ndërsa unionistët e shfrytëzuan paradën ushtarake për të treguar unitetin përballë përpjekjes së Katalonias për të shpallur pavarësinë.

Synimi i këtij rajoni të pasur për t’u shkëputur e ka zhytur Spanjën në njërën prej krizave më të rënda politike që nga përpjekja për grusht shteti e vitit 1981.

Kryeministri Mariano Rajoy lëshoi dje një ultimatum ndaj presidentit katalonas Carles Puigdemont, që deri të hënën të sqarojë në se e ka deklaruar zyrtarisht pavarësinë në rajonin verilindor.

Në se udhëheqësi katalonas e konfirmon shpalljen e pavarësisë, atëhere kryeminsitri spanjoll Rajoy është zotuar se në bazë të nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, Katalonias do t’i hiqet statusi i autonomisë së pjesshme dhe në këtë krahinë do të vendoset sundimi i drejtpërdrejtë i Spanjës.

Kryeministri Rajoy ju bashkua Mbretit Felipe i Gjashtë në paradën ushtarake tradicionale që mbahet në Madrid në Ditën Kombëtare të Spanjës, që përkon me mbërritjen në Amerikë të eksploruesit të madh Kristofor Kolombi në vitin 1492./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat