Erdogan: Ambasadori amerikan John Bass burimi i tensioneve

Evropë

Erdogan: Ambasadori amerikan John Bass burimi i tensioneve

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 23:17
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan vlerësoi sot se SHBA-të po rrezikojnë së “sakrifikuari’’ marrëdhëniet e saj me Turqinë, duke akuzuar ambasadorin amerikan në Ankara si burimin e tensioneve aktuale mes dy vendeve.

“E them shumë qartësisht, është ambasadori amerikan John Bass burimi i tensioneve dypalëshe”, pohoi ai.

“Është e papranueshme që SHBA të sakrifikojë një partner strategjik si Turqia, e gjitha kjo për një ambasador të pacipë”, shtoi Erdogan gjatë një fjalimi me tone të ashpra në Ankara.

Tashmë të tendosura prej disa muajsh, marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve, dy vende partnere në  NATO,  janë përkeqësuar së tepërmi pas akuzës për “spiunazh”, javën e kaluar, të një punonjësi turk të konsullatës amerikane në Stamboll.

Ai është i akuzuar nga ana e gjykatës turke për lidhje me predikuesin në mërgim në SHBA, Fethullah Gulen, i përcaktuar nga ana e Ankarasë si truri i tentativës së grusht shtetit më 15 korrik 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat