Përplaset aeroplani në det, katër të vdekur

Evropë

Përplaset aeroplani në det, katër të vdekur

Nga: Arben Sylejmani Më: 14 tetor 2017 Në ora: 15:07
Ekipet e shpëtimit përdorën një kabllo për të tërhequr rrënojat drejt bregut

Një aeroplan i mallrave është rrëzuar në detin e Bregut të Fildishtë, pranë aeroportit të Abidjanit, duke lënë të vdekur katër persona dhe gjashtë të tjerë plagosur, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Mbetjet e aeroplanit kanë rënë në një plazh, ku ekipet shpejtuese kanë arritur t’i shpëtojnë të mbijetuarit.

 Katër personat e vdekur janë të nacionalitetit moldavë, ndërsa katër shtetas francezë dhe dy moldavë u plagosën.

Raportohet se një person u arrestua pas rrëzimit. Është e paqartë nëse ata janë një anëtar i ekuipazhit.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se avioni u rrëzua gjatë një stuhie me shi dhe rrufe të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat