Në Britani pritet stuhia më e keqe e dekadës

Evropë

Në Britani pritet stuhia më e keqe e dekadës

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 16:07
Ilustrim

Britania e Madhe do të ketë temperatura të ngrohta në pjesët jugore sot, të cilat do të arrijnë në 22 gradë.

Por kjo besohet të jetë shenjë e keqe për atë që mund t’i ndodhë Mbretërisë së Bashkuar.

Ekspertët kanë paralajmëruar që mbetjet e Uraganit Ofelia mund të sjellin një nga stuhitë më të këqija të dekadës në Britani, shkruan Daily Mail.

Mbetjet pritet të arrijnë në Britani të dielen dhe të hënën dhe reshje të mëdha dhe me erëra deri në 120 kilometra në orë.

Kjo do të koincidojë me 30 vjetorin e Stuhisë së Madhe të 1987-tës, që kishte shkaktuar 1dëme prej 1 miliard funtesh, dhe që kishte marrë jetën e 18 personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat