Mjekët e protestojnë kundër nivelit të ulët të pagave

Evropë

Mjekët e protestojnë kundër nivelit të ulët të pagave

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 18:18
Ilustrim

Rreth një mijë mjekë të rinj polakë protestuan sot në Varshavë kundër nivelit të ulët të rrogave, duke i kërkuar qeverisë t’i rritë shpenzimet për shëndetin publik me 6,8 për qind të produktit të brendshëm bruto deri në tre vite.

“Nuk dëshirojmë të largohemi jashtë vendit për të punuar. Po është vërtetë e mundur, mjekët polakë janë shumë të kërkuar në Gjermani, në Suedi. Dinë të flasin mirë gjuhët e huaja. Por duam të jetojmë këtu, në vendin e tonë”, tha mjekja Magdalena Marcak, 26 vjeçe, e cila kishte ardhur nga Bielsko-Biala për të marrë pjesë në tubim, një qytet në jug të vendit rreth 380 kilometra nga kryeqyteti për të shfaqur mbështetjen e saj ndaj një greve urie e të rinjve praktikantë.

Më shumë se njëzet mjekë të rinj kanë nisur prej 13 ditësh një grevë urie në spitalin pediatrik të Varshavës, për të kërkuar një rritje të shpenzimeve për shëndetin publik dhe pagat.

“Në Poloni mund të paguhesh pas gjashtë vitesh studimi në Universitet me 2.200 zlotikë (530 euro). Në Gjermani 2.200 euro”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat