Aleatët e liderit katalonas kërkojnë shkëputjen nga Madridi

Evropë

Aleatët e liderit katalonas kërkojnë shkëputjen nga Madridi

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 20:57
Ilustrim

Aleati i ekstremit të majtë të qeverisë katalonase, CUP, vlerësoi sot se çdo formë dialogu me Madridin është e pamundur dhe i kërkoi në përputhje me rrethanat liderit, Carles Puigdemont për të aktivizuar ndarjen me pjesën tjetër të Spanjës.

CUP-ja, ku dhjetë deputetë janë të domosdoshëm për Puigdemont për të patur shumicën në Parlamentin rajonal, bëri të ditur se po përgatiste protesta në të gjithë Kataloninë javën e ardhshme.

“Dialogu është i pamundur, ndërmjetësimi është i pamundur”, deklaroi për median Nuria Gilbert, zëdhënës i CUP që ka rritur presionin këto javët e fundit ndaj Puigdemont në mënyrë që ai të shpallë formalisht dhe qartë pavarësinë e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat