Incidente gjatë Panarit të Librit në Frankfurt

Evropë

Incidente gjatë Panarit të Librit në Frankfurt

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 08:51
Ilustrim

Shoqata e Botuesve gjermanë u shpreh në një deklaratë lidhur me këto incidente se "Panairi i Frankfurtit jeton prej larmisë së mendimeve dhe është një vend i dialogut të lirë."

Pikën kulmore incidentet e arritën gjatë një diskutimi të librit "Të jetosh me majtistët" në të cilin qe ftuar politikani i partisë AfD, Björn Höcke. Diskutimi zhvillohej në stendën e shtëpisë botuese me orientim të djathtë Antaios.

Image

Sipas njoftimeve të mediave gjatë këtij diskutimi qenë të pranishëm rreth 200-300 vetë. Pas thirrjesh parrullash si "Nazistët jashtë" apo "Të gjithë e urrejnë Anifadën" ithtarët e ideologjive të majta dhe të djathta u përleshën me njëri-tjetrin.

Prania e shtëpive botuese me orientim të djathtë në Panairin e Frankfurtit kishte shkatuar debate të fuqishme që para fillimit të tij. Por Shoqata e Botuesve gjermanë që organizon këtë panair u shpreh se kjo lidhet me lirinë e mendimit.

Image

Edhe publicistja e majtë Jutta Ditfurth u shpreh pro Shoqatës së Botuesve gjermanë duke thënë se kjo nuk i mbron shtëpitë botuese me orientim të djathtë. Kështu në panair u sulmua me dhunë nga aktivistë të majtë stenda e gazetës javore me orientim të djathtë "Junge Freiheit". Kurse nga stenda e shtëpisë botuese me orientim të djathtë Antaios u vodhën libra./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat