Asnjë përgjigje nga Puigdemont për shpalljen e pavarësisë së Katalonisë

Evropë

Asnjë përgjigje nga Puigdemont për shpalljen e pavarësisë së Katalonisë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 13:14
Soraya Saenz

Lideri katalanas, Carles Puigdemont nuk ka reaguar në mënyrë adekuate ndaj një ultimatumi të qeverisë spanjolle që i kërkonte atij për të sqaruar rrethanat nëse ai kishte shpallur apo jo pavarësinë e rajonit të tij.

Catala tha se Puigdemontit i është bërë një pyetje e thjeshtë, nëse rajoni i tij ka lëshuar një deklaratë të njëanshme të pavarësisë apo jo, por duket se përgjigja e tij nuk ka qenë dhe aq e qartë.

Gjatë një takimi, në Madrid, Catala tha se është pak shpejt për të dhënë një përgjigje dhe se një njoftim zyrtar i qeverisë do të bëhet në orët në vazhdim.

Zëvendëskryeministri spanjoll, Soraya Saenz de Santamaria pritet të drejtojë sot parlamentin spanjoll, lidhur me çështjen e krizës katalanase në orën 10:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat