Turqia planifikon të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme

Evropë

Turqia planifikon të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 21:08
Flamuri turk

Qeveria e Turqisë njoftoi sot se do të kërkojë nga parlamenti që të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, për të pestën herë që nga vendosja e saj në korrik të vitit të kaluar.

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag tha se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë edhe për tre muaj, në mënyrë që shteti në mënyrë efikase të luftojë kundër organizatorëve të puçit dhe grupeve terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat