Rrëzoi qeverinë në Maltë, vritet gazetarja

Evropë

Rrëzoi qeverinë në Maltë, vritet gazetarja

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 22:38
Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, u vra kur makina të cilën po drejtonte shpërtheu pak çaste pasi ajo u largua nga shtëpia e saj në afërsi të qytetit Mosta.

Një “blogere” dhe gazetare shumë e njohur në Maltë, e cila kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion, humbi jetën si pasojë e një bombe të vendosur në makinën e saj.

Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, u vra kur makina të cilën po drejtonte shpërtheu pak çaste pasi ajo u largua nga shtëpia e saj në afërsi të qytetit Mosta.

Televizionet lokale raportojnë se vetëm dy javë më parë, viktima kishte folur me policinë për kërcënime që kishte marrë. Daphne Caruana Galizia e nisi karrierën e saj si gazetare për the “Sunday Times of Malta” dhe investigimet e saj morën famë.

Më pas, ajo nisi edhe “blogun” shumë të ndjekur në internet ku nuk kursente kritikat kryesisht për qeverinë, por edhe për opozitën.

Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi kryeministrin Joseph Muscat dhe gruan e tij për lidhje me skandalin “Pamana Papers”. Akuza e gazetares se kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishim llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muskat arriti ti fitojë sërish zgjedhjet.

Vetë kryeministri Muskat tha se vrasja e gazetares është barbare dhe e papranueshme, ndërsa premtoi se fajtorët do të gjenden patjetër. Në postimin e saj të fundit në blog, Galizia sulmoi liderët e opozitës dhe shkroi se situata politike në vend është e dëshpëruar. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat