Junker: Sebastian Kurz të formojë një qeveri pro evropiane

Evropë

Junker: Sebastian Kurz të formojë një qeveri pro evropiane

Nga: A.S. Më: 17 tetor 2017 Në ora: 10:52
Sebastian Kurz është gati të bëhet kreu i ri i Austrisë

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker i ka thënë fituesit të ri të zgjedhjeve, Sebastian Kurz se ai duhet të formojë një "qeveri pro-evropiane", raporton the Express.uk, përcjell “Bota sot”.

Suksesi i 31-vjeçarit, i cili është gati të bëhet udhëheqësi më i ri i kontinentit, është mirëpritur paraprakisht nga figurat kryesore të Bashkimit Evropian.

Por ata kanë paralajmëruar atë kundër formimit të një koalicioni me të djathtën ekstreme.

Kurz, Partia Popullore e Austrisë, në krye të sondazheve pas premtimit të një linje të ashpër mbi emigracionin, ende është duke menduar për një koalicion me Partinë e Lirisë që i përket ekstremit të djathtë.

Në një letër urimi, Juncker i uroi atij sukses në formimin e një "qeverie të qëndrueshme, pro-evropiane".

Por presidenti i Komisionit Evropian paralajmëroi gjithashtu Kurz për lidhjen e tij me partinë euroskeptike të themeluar nga ish-nazistët.

Por ai tha se shpresonte në krijimin e një qeverie mbështetëse të BE-së me udhëheqësin në pritje.

Kurz ka premtuar një "kulturë të re politike", por ende nuk ka zbuluar se çfarë forme dëshiron që qeveria e tij e re të marrë në mes të negociatave intensive me dyer të mbyllura.

Ai e ka përshkruar veten si pro-Bruksel dhe madje e përshkroi rezultatin e zgjedhjeve të së dielës së kaluar si një "fitore të qartë për Bashkimin Evropian".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat