Komisioneri Evropian kërkon përshpejtimin marrëveshjes së BREXIT-it

Evropë

Komisioneri Evropian kërkon përshpejtimin marrëveshjes së BREXIT-it

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:06
Ilustrim

Komisioneri evropian, Jean Claude Juncer dhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May janë pajtuar që duhet të përshpejtohen bisedimet për BREXIT-in, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim pas takimit të tyre.

Sipas një deklaratë të përbashkët, bisedimet në Bruksel ishin “dobiprurëse dhe miqësore”, shkruan BBC.

Situata financiare në mes Britanisë së Madhe dhe Evropës do të jetë pikë kyçe e diskutimit në takimin e ardhshëm por Komisioni Evropian nuk do të diskutoj për tregtinë me Britaninë deri sa situata e BREXIT-it të jetë rregulluar.

Kryeministrja May është takuar me liderët e Francës dhe Gjermanisë para takimit me Këshillin Evropian. Kryetari i bisedimeve të Komisionit Evropian, Michel Barnier dhe kundërshtari i tij, Sekretari i BREXIT-it, David Davis  gjithashtu kanë qenë pjesë e këtyre takimeve, transmeton KosovaPress.

“Kryeministrja dhe presidenti i Komisionit Evropian kanë rishikuar bisedimet e nenit 50 deri më tani dhe kanë përfunduar që duhen bërë përparime më të nxituara në vazhdim” thotë deklarata e lëshuar.

Në anën tjetër, korrespondenti i BBC Europe, Kevin Connolly ka thënë se kjo deklaratë e përbashkët e lëshuar pikërisht pas takimit është një “ kryevepër e komunikimit jo komunikues”.

“Është dëshmuar zyrtarisht që negociatorët e BREXIT-it në mes Britanisë së Madhe dhe Evropës- janë përpjekje e Britanisë për të diskutuar drejtpërdrejt me kryetarë të shteteve pjesëmarrëse”- ka thënë Connolly, transmeton KosovaPress.

Sipas një raporti, pa marrëveshjen e BREXIT-it, produktet evropiane do të dëmtohen me tarifa të njëjta me Organizatën Ndërkombëtare të Tregtisë, duke i rritur tatimet në produktet e bylmetit deri në 45% dhe produktet e mishit në 37%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat