Përleshje të lehta gjatë protestës antikorrupsion në Kiev

Evropë

Përleshje të lehta gjatë protestës antikorrupsion në Kiev

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 19:13
Protesta e organizuar nga Mikheil Saakashvili, ne Kiev të Ukrainës.

Protestuesit po i bëjnë thirrje presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, për të miratuar reformat antikorrupsion, ose për të hequr dorë nga policia në një tubim të organizuar nga politikani, Mikheil Saakashvili, dhe udhëheqësit e tjerë opozitarë.

Protesta paqësore, u kthye në organizim të dhunshëm, kur një grup protestuesish u përpoqën të sillnin tenda para parlamentit.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës ndërsa u përpoqën të ndalonin turmën, që sipas policisë përbënin rreth 4,500 persona.

Lëndime të vogla u raportuan nga demonstruesit nga përplasja dhe policia.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ukrinform, numri i protestuesve ishte rreth një e treta e asaj që organizatorët kishin shpresuar se do të merrnin pjesë.

Ish-presidenti gjeorgjian, Saakashvilli, ka bërë thirrje për këtë protestë, muajin e kaluar, kur ai ishte kthyer në Ukrainë, për të kundërshtuar qeverinë e Petro Poroshenkos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat