Erdogan në vizitën e parë në një vend të BE-së që nga tentim grusht-shteti

Evropë

Erdogan në vizitën e parë në një vend të BE-së që nga tentim grusht-shteti

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:40
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu polak, Andrzej Duda

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u prit nga homologu polak, Andrzej Duda, sot në Varshavë, gjatë vizitës së parë zyrtare në një vend të BE-së që prej grushtit të dështuar të shtetit 2016.

Erdogan ishte në Belgjikë në muajin maj për një takim të NATO-s dhe Hamburg për samitin e G20-s në korrik, por Polonia është vendi i parë që e ka ftuar për një vizitë dypalëshe, që prej represionit të ndërmarrë në Turqi kundër puçistëve.

“Polonia mbështet apiratën e Turqisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi Duda duke u shfaqur me Erdogan para gazetarëve në përfundim të një takimi kokë më kokë.

Negociatat e anëtarësimit me Ankaranë, nisur në vitin 2015 në kuadër të pjesëmarrjes së Turqisë në menaxhimin e krizës migratore.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar ndërprerjen e këtyre bisedimeve, por shumica e vendeve të tjera evropiane preferojnë për momentin mbajtjen e kësaj lidhjeje të brishtë, pavarësisht frikës së tyre mbi devijimet e regjimit turk.

“Nëse Bashkimi Evropian thekson se hyrja e Turqisë nuk është e mundur, le ta themi më në fund”, theksoi Erdogan.

Sipas tij, vendi i tij ka shpenzuar 30 milionë dollarë për pritjen në tokën e tij të më shumë se tre milionë emigrantëve, ndërkohë që Bashkimi Evropian, që ka premtuar gjashtë miliardë euro, ka dhënë për momentin vetëm 885 milionë euro.

Dy presidentët, që pritet të marrin pjesë në një forum ekonomik turko-polak, shprehën keqardhje për dobësimin e shkëmbimeve, gjashtë miliardë euro në 2016, dhe u shprehën që ato të rriten në 10 miliardë brenda pesë viteve.

Erdogan u kërkoi vendeve mike brenda BE-së të nxisin heqjen e vizave Schengen për turqit.

“Dokumentet për këtë çështje janë nënshkruar”, nënvizoi ai duke shtuar se një masë e tillë do të mundësonte rritjen e numrit të turistëve turq në Poloni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat