BE publikon masat e reja në luftën kundër sulmeve terroriste

Evropë

BE publikon masat e reja në luftën kundër sulmeve terroriste

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 19:45
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur sot masat e reja të sigurisë për mbrojtje nga sulmet terroriste, pas një sërë sulmesh me automobila dhe thika në disa qytete të mëdha evropiane.

Komisioni Evropian, i cili propozon dhe mbikëqyr zbatimin e ligjeve evropiane, njoftoi se masat e reja do të kontribuojnë për siguri më të mirë në tubime masive, sikurse janë koncertet dhe ngjarjet sportive.

Masat e reja parashohin mjete shtesë për financimin e bashkëpunimit të policisë dhe sigurimit privat në qendrat tregtare dhe në ngjarjet e mëdha sportive.

KE për vitin 2017-2018 ka ndarë 118 milionë dollarë për mbrojtjen e hapësirave publike dhe ngritjen e vetëdijes për rrezikun potencial në tubimet publike.

Brukseli shpreson për bashkëpunim më të mirë me Algjerinë, Egjiptin, Izraelin, Jordaninë, Marokun, Tunizinë dhe Turqinë, sidomos me rastin e shkëmbimit të të dhënave personale për kryerësit e veprave penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat