Vritet politikanja gjermane, motivi mendohet të jetë tradhti bashkëshortore

Evropë

Vritet politikanja gjermane, motivi mendohet të jetë tradhti bashkëshortore

Nga: Bota sot Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:45
Policia gjermane

Një grua rastësisht zbuloi tre kufoma brenda një veture BMW në Eislingen të Gjermanisë, shkruan “Bild”. Sipas policisë, ata kishin vdekur përmes përdorimit të dhunës, ndërsa sipas medias gjermane “Bild” arsyeja e vdekjes lidhet me tradhti bashkëshortore.

Image

Gruaja Cornelia Jehle (56), një politikane e partisë së djathtë gjermane FDP nga Eislingen, dashnori i saj Yannik P. (26)  dhe burri i saj Markus Jehle (56) janë tre viktimat në fjalë. Të tre ishin punëtorë në komunë. Policia heton nëse burri i ka vrarë njëherë gruan dhe dashnorin e saj, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

56 vjeçari duhet ti ketë paralajmëruar disa herë më parë ata./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat