Kryetarja e Parlamentit katalon: Masat e qeverisë spanjolle janë grusht-shtet

Evropë

Kryetarja e Parlamentit katalon: Masat e qeverisë spanjolle janë grusht-shtet

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 21:10
Kryetarja e Parlamentit të Katalonisë, Carme Forcadell

Kryetarja e Parlamentit të Katalonisë, Carme Forcadell tha sonte se masat që ka ndërmarr qeveria spanjolle për shkarkimin e qeverisë katalonase dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, janë një grusht-shtet dhe një sulm ndaj demokracisë.

Siç raportojnë mediat lokale, gjatë një fjalimi televiziv, ajo është shprehur e përkushtuar për mbrojtjen e sovranitetit të Parlamentit katalon.

"Është një grusht-shtet autoritar brenda një shteti anëtar të Bashkimit Evropian," tha ajo, duke shtuar se kryeministri spanjoll kishte për qëllim "t'i japë fund një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat