Puigdemont thërret seancë parlamentare, nuk pranon vendimin e Madridit

Evropë

Puigdemont thërret seancë parlamentare, nuk pranon vendimin e Madridit

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 00:04
Carles Puigdemont

Kreu katalonas, Carles Puigdemont tha sonte se Katalonia nuk do të pranojë planin e Madridit, për të imponuar sundimin e drejtpërdrejtë në rajon, ndërsa kë kërkuar nga Parlamenti rajonal të mblidhen dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Ai vendimin e Madridt për shpërbërjen e qeverisë së vendit, e përshkroi si sulmin më të keq në institucionet e Katalonisë që nga diktatura e përgjithshme e Francos në vitet 1939-1975, duke pohuar se me këtë vendim u autonomia rajonale u shpërbë.

"Unë i kërkoj Parlamentit të takohet në një seancë plenare, gjatë së cilës ne përfaqësuesit e qytetarëve, do të mund të vendosim për përpjekjen për të likuiduar qeverinë dhe demokracinë tonë, dhe të veprojmë në përputhje me rrethanat", tha Puigdemont në një transmetim televiziv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat