BE me regjistër të përbashkët për kalimet kufitare

Evropë

BE me regjistër të përbashkët për kalimet kufitare

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 23:33
Ilustrim

Vendet evropiane të hapësirës Schengen do të pajisen me sistem të informimit të unifikuar, për të përshpejtuar kontrollet në kufijtë e tyre të jashtëm dhe për të luftuar më mirë kundër terrorizmit, thuhet në tekstin e miratuar sot nga Parlamenti Evropian.

Ky sistem i ri për hyrje-daljet (EES), që do të jetë operacional në vitin 2020, do të regjistrojë emrat, numrat e pasaportave, gjurmët digjitale dhe fotot e të gjithë shtetasve të vendeve të treta që do të paraqiten në kufijtë e hapësirës Schengen, të pajisur ose jo me viza.

EES do të mundësojë gjithashtu kontrollin më me shumë efikasitet nëse të huajt jo-evropianë respektojnë afatin maksimal të autorizuar për një qëndrim të shkurtër në Evropë, domethënë 90 ditë klasifikuar për një periudhë 180 ditore në total, apo nëse viza e tyre ka përfunduar.

Informacionet e mbledhura në regjistrin e ri, përfshirë personat e kthyer në kufi, do të jenë të aksesueshme për autoritetet kufitare dhe të dhënies së vizave, si dhe për Europol.

Sistemi do të aplikohet në 26 vende të hapësirës Schengen, si dhe në Rumani dhe Bullgari. Ai do të zëvendësojë vendosjen manuale të vulave në pasaporta.

“Qëllimi është përmirësimi i menaxhimit të kufijve të jashtëm, lufta kundër imigracionit të parregullt dhe lehtësimi i menaxhimit të fluksit migrator, si dhe të kontribuojë në parandalimin dhe hetimet për krimet terroriste”, theksoi raportuesi i tekstit në Parlament, konservatori spanjoll, Agustin Diaz de MeraGarcia Consuegra.

“Me EES, mund të gjesh më mirë kriminelët me identitete të shumta të rreme, ashtu si ishte rasti i terroristit që sulmoi tregun e Krishtlindjeve në Berlin më 19 dhjetor”, shtoi raportuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat