Juncker: BE nuk ka nevojë për përçarje të tjera

Evropë

Juncker: BE nuk ka nevojë për përçarje të tjera

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 19:37
Jean-Claude Juncker

“Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për përçarje të tjera”, theksoi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker pas deklaratës për pavarësi në Parlamentin e Katalonisë.

“Nuk do të përfshihemi në këtë debat hispaniko-spanjoll, por nuk do të dëshiroja që nesër Bashkimi Evropian të përbëhet nga 95 shtete anëtare”, deklaroi ai për median, gjatë një vizite në Guyane i shoqëruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Parlamenti i Katalonisë miratoi sot një rezolutë duke deklaruar se rajoni bëhet një shtet i pavarur duke marrë formën e një Republike, para këndimit të himnit indipendentist, në mungesë të opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat