Macron nënshkruan ligjin kundër terrorizmit

Evropë

Macron nënshkruan ligjin kundër terrorizmit

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 18:48
Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron nënshkroi sot ligjin kundër terrorizmit, që pritet të zëvendësojë gjendjen e jashtëzakonshme, që hyri në fuqi pas atentateve të nëntorit 2015 që shkaktuan 130 të vdekur në Paris.

“Ky ligj do të na mundësojë të dalim nga gjendja e jashtëzakonshme duke filluar nga data 1 nëntor, duke garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, deklaroi presidenti që nënshkroi para kamerave këtë ligj në zyrën e tij në pallatin Elize.

Në qendër të këtij teksti shumë të përfolur, të miratuar nga Parlamenti më 18 tetor, figuron përforcimi i pushteteve të autoriteteve administrative (prefekti, ministri i Punëve të Brendshme) si dhe do të jetë më e lehte të kryhen hetime në banesë, të mbyllet një vend kulti apo të zhvillohen kontrolle të identitetit në kufij.

Këto masa rrjedhin nga gjendja e jashtëzakonshme pas atentateve të 13 nëntorit 2015 të zgjatur për herë të gjashtë në korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat