Bora paralizon Kroacinë, alarm edhe në Mal të Zi

Evropë

Bora paralizon Kroacinë, alarm edhe në Mal të Zi

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 11:46
Moti

Bora paralizon Kroacinë, meteoalarm në Mal të Zi

Bora ka paralizuar pjesë të tëra të Kroacisë, ndërsa në Mal të Zi, si pasojë e shirave dhe furtunës është shpallur si meteoalarm, raportojnë mediat e atjeshme.

Siç raporton Index.hr, bora ka bllokuar rrugët në Kapele, po bie pandërprerë në Slemen, Gortski Kotar, ndërsa rrugët e lagëta e të rrëshqitshme ka krijuar probleme në komunikacionin e brendshëm. Raportohet se për kamionë me rimorkio nuk ka ndonjë shteg të lirë kalimi në drejtim të Rijekës dhe Istirisë.

Për shkak të stuhisë shumë linja trajektesh me bregdetit e ishujve janë ndërprerë.

Rrjeti europian i serviseve meteorologjike ka publikuar sot ararmin e kuq meteorologjik për gjithë territorin e Malit të Zi, për shkak të reshjes së madhe të shiut dhe erërave të fuqishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat