Vuçiç tërheq ambasadorin e Serbisë në Turqi

Evropë

Vuçiç tërheq ambasadorin e Serbisë në Turqi

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 13:08
Danilo Vuçetiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka tërhequr ambasadorin e Serbisë në Turqi, Danilo Vuçetiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Dekreti për tërheqjen është shpallur në Gazetën Zyrtare më 7 nëntor, ndërsa në fuqi ka hyrë një ditë pas.

Vuçiç në tetor tërhoqi edhe ambasadorin e Serbisë në Egjipt, Dragan Biseniç.

Sipas shkrimeve të mëparshme të mediave beogradase, do të ndryshohen gjysma e ambasadorëve të Serbisë, meqë shumicës u skadon mandati ose përmbushin kushtet për pension.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat