Erdogan tërheq ushtarët nga stërvitjet e NATO-s

Evropë

Erdogan tërheq ushtarët nga stërvitjet e NATO-s

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 14:11
Recep Tayyip Edrogan

Turqia ka tërhequr 40 ushtarë nga ushtrimet ushtarake të NATO-s në Norvegji, pasi që Mustafa Kemal Ataturk dhe presidenti Recep Tayyip Edrogan “ishin shfaqur si armiq”.

Lajmin për tërheqjen e ushtarëve turq nga ushtrimet e ka bërë të ditur Erdogan në një fjalim drejtuar anëtarëve të partisë në pushtet AKP).

Erdogan tha se Turqia është e dëshpëruar se SHBA po mbështet milicinë e kurdëve sirianë (YPG).

Turqia kohë më parë ka shfaqur pakënaqësi për shkak të qëndrimit amerikan kur është në pyetje marrëveshja ndërmjet YPG dhe organizatës terroriste të organizatës Shteti Islam, sipas së cilës qindra luftëtarë të ISIS-it janë lejuar të braktisin qytetin sirian Raka para lirimit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat