Ukraina shënon përvjetorin e protestave të Euromaidanit - Bota Sot
Ukraina shënon përvjetorin e protestave të Euromaidanit

Evropë

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ukraina shënon përvjetorin e protestave të Euromaidanit

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:08
Kiev, 21 nëntor 2017.

Ukraina shënoi të martën Ditën e Dinjitetit dhe Lirisë, festë që përkujton fillimin e protestave të Euromaidanit, të cilat kanë nisur në nëntor të vitit 2013 dhe kanë çuar në përmbysjen e presidentit Viktor Yanukovych, tre muaj më vonë.

Presidenti Petro Poroshenko, gruaja e tij Maryna, kryeministri Volodymyr Hroysman dhe kryetari i Parlamentit, Andriy Parubiy, kanë vënë kurora me lule dhe kanë ndezur qirinj në një monument në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Monumenti i nderon protestuesit e vrarë nga dhuna e forcave të sigursë.

Lëvizja e Euromaidanit ka nisur me mbledhjen e protestuesve në qendër të Kievit pasi Yuanukovych është tërhequr nga planet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit me Bashkimin Evropian, në favor të lidhjeve më të afërta ekonomike me Rusinë.

Në shkurt të vitit 2014, Yanukovych ka nënshkruar një marrëveshje me kundërshtarët, e cila do të duhej t’i jepte fund krizës, por ai e ka braktisur zyrën shumë shpejt pas kësaj dhe ka ikur në Rusi.

Moska i është përgjigjur rënies së Yanukovychit me aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë dhe nxitjen e separatizmit në pjesën lindore të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test