Presidentja kroate: Gjykimi i Mlladiq kënaqësi e pjesshme

Evropë

Presidentja kroate: Gjykimi i Mlladiq kënaqësi e pjesshme

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:42
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitraoviq

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitraoviq ka thënë se gjykimi nga Tribunali Ndërkomëbatr i Hagës për ish gjeneralin serb Ratko Mlladiq do të jetë një kënaqësi e pjeshme për familjet e të vrarëve, të torturuarve dhe aty që janë të zhdukur.

Ajo ka shprehur keqardhje, duke përmednur krimet e kryera edhe në Kroaci.

“E di se kjo nuk i kthen jetët e mijëra njerëzve që brutalisht janë vrarë në Srebrenicë dhe kudo në Bosnjë dhe po ashtu në Republikën e Kroacisë”.

“Më vjen keq që ai nuk ka dalë përgjegjës për krimet e kryera në Kroaci, dhe veçanërisht në Shkabërnjë dhe vende tjera”, ka thënë Kitraoviq para gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat