Putin i frikësohet referendumit ukrainas për anëtarësim në BE dhe në NATO

Evropë

Putin i frikësohet referendumit ukrainas për anëtarësim në BE dhe në NATO

Nga: A.S Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 11:27
Putin i frikësohet referendumit ukrainas për anëtarësim në BE dhe në NATO

Ukraina do të mbajë një referendumi për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), raporton “The Express”, përcjell “Bota sot”.

Por, ky paralajmërim po shihet si i rrezikshëm për Kremlinin.

Ukraina dhe Rusia mbeten, jo zyrtarisht, në luftë.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin vazhdon të mbajë nën kontroll mbi pjesën lindore të Ukrainës që është e banuar me rus dhe Krimenë.

Nga ana tjetër, Ukraina është në kërkim të rritjes së ndikimit në eurozonë, duke marrë mbështetje financiare nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Pasi u bë një anëtar i asociuar i BE-së në 2014, Ukraina tani po kërkon për një anëtarësim të plotë, jo vetëm në BE, por edhe në NATO që forca ushtarake me fuqishme në bota dhe në të njëjtën kohë njëra ndër rivalët më të ashpër të Kremlinit.

Këtë javë presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se do të mbajë një referendum mbi anëtarësimin e vendit të tij në të dyja organizatat - duke pretenduar se vendi ka nevojë për më shumë "integrim euroatlantik".

"Sot jemi në rrugën e integrimit euro-atlantik", ka thënë ai.

Por,  Poroshenko nuk ka njoftuar një datë të saktë lidhur me këtë çështje.

Anëtarësimi në NATO, edhe nëse mbështetet nga një referendum kombëtar, kjo është e pamundur për Ukrainën, pasi që NATO nuk pranon anëtarësimin e shteteve që konflikte territoriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat