Vriten katër pakistanezë në Greqi

Evropë

Vriten katër pakistanezë në Greqi

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:51
Ilustrim

Të paktën katër emigrantë të paligjshëm pakistanezë janë vrarë kur makinat e tyre janë “zhytur” në një luginë në Kavala të Greqisë, ka njoftuar media Express të dielën. Sipas njoftimit të dhënë nga policia, kanë qenë forcat blu ata që kanë sinjalizuar ndalimin e një taksie, e cila mbante brenda katër emigrantë që donin të hynin në mënyrë të paligjshme në Europë. Mirëpo, shoferi në këtë moment ka humbur kontrollin e automjetit. Policia ka thënë se katër janë vrarë dhe pesë janë plagosur në këtë aksident, e si i plagosur ka përfunduar edhe shoferi i mjetit, shkruan media “Tribune”.

Burimet thanë se dy nga të vdekurit i përkisnin fshatit Badshahpur të Mandi Bahauddin, Punjab ndërsa identifikimi i pjesës tjetër nuk mund të përcaktohej menjëherë. Policia tha se të dyshuarit kishin hyrë në Greqi nëpërmjet kufirit me Turqinë. Incidenti vjen vetëm pak kohë pasi policia turke ka shpëtuar 57 emigrantë pakistanezë, të cilët ishin lidhur me zinxhirë në një bodrum të Stambollit nga ana e njerëzve kontrabandistë që përpiqeshin të fitonin para. Kontrabandistët iu kanë thënë emigrantëve se do t’i çonin në Europë për 10 mijë dollarë me paratë që duhet të paguheshin pasi personat të kishin shkelur në tokën europiane. Emigrantët kishin shpresuar të mbërrinin në Greqi ose në Itali duke iu dhënë një kod trafikantëve, që do të hynin në Europë. Qindra mijëra emigrantë, duke përfshirë sirianët, irakianët, pakistanezët dhe afganët, kanë hyrë në Evropë në vitet e fundit. Në kulmin e krizës së refugjatëve në vitin 2015, mbi një milion emigrantë mbërritën në Europë nga deti, megjithëse numrat kanë rënë që nga një marrëveshje e vitit 2016 midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat