Macron inkurajon SPD-në të qeverisë me Merkelin - Bota Sot
Macron inkurajon SPD-në të qeverisë me Merkelin

Evropë

E diel, 17 dhjetor 2017

Macron inkurajon SPD-në të qeverisë me Merkelin

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:43
Emmanuel Macron

Shefi i socialdemokratëve gjerman, deklaroi sot se është inkurajuar nga parti dhe krerë të vendeve evropiane, mes të cilëve edhe Emmanuel Macron që të qeverisë me Angela Merkel, për të promovuar reformat evropiane.

“Ne i marrim shumë seriozisht mesazhet që vijnë nga partnerët tanë evropian”, deklaroi Martin Schulz gjatë një konference për shtyp në Berlin, ndërkohë që partia e tij SPD heziton që të futet në një koalicion të ri me konservatorët e kancelares për të nxjerrë vendin nga ngërçi politik.

“Partitë tona simotra, ndonëse Macron nuk është presidenti i një partie simotër, duan që kjo politikë e bllokimit përballë reformave të zonës euro, sikurse e kemi parë deri tani në ministrinë gjermane të Financave, të marrë fund”, shtoi kreu i SPD-së.

Me këtë deklaratë ai konfirmoi informacione të publikuara në të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, sipas të cilave Macron por edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras e kishin inkurajuar në biseda telefonike që të zgjasë aleancën qeverisëse me konservatorët që të mundësojë përparimin e reformave evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test