Kitaroviç: Kroacia nuk është fajtore, e mbrojti veten - Bota Sot
Kitaroviç: Kroacia nuk është fajtore, e mbrojti veten

Evropë

E premte, 15 dhjetor 2017

Kitaroviç: Kroacia nuk është fajtore, e mbrojti veten

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 23:53
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së hodhi poshtë fajësinë e Kroacisë dhe popullit kroat për krimet e pretenduara të luftës, e cila tha se Kroacia ishte e ekspozuar ndaj "agresionit serb, me qëllim të krijimit të një Serbia të madhe".

Ajo pohoi se kur tha agresion e madh serb, ajo nuk mendonte për qytetarët serbë, por vetëm për politikën dhe punën e ish-Jugosllavisë, dhe ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviç.

"Kur është fjala për ndjekjen penale të krimeve të luftës, për agresionin kundër Kroacisë, Kroacia mund të jetë mesatarisht e kënaqur", tha Grabar Kitaroviç, e cila kujtoi aktgjykimin e formës së prerë kundër Milan Martiç dhe Milan Babiq, të cilët kanë themeluar një ndërmarrje të përbashkët kriminale “me qëllim për të dëbuar popullatën kroate dhe për të pushtuar territore kroate, me qëllim të krijimit të një Serbia të madhe".

"Kroacia mbështet plotësisht punën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe respekton të gjitha ligjet e saj, edhe pse herë pas here ka shprehur mospajtim me aspekte të caktuara të punës së Gjykatës", tha presidentja kroate dhe shprehu keqardhje që krijuesi kryesor i projektit për Serbinë e Madhe Sllobodan Millosheviq “shmangu një gjykim përfundimtar, që konsiderohet një zbrazëti e madhe në vendimin e Gjykatës".

Presidentja kroate tha se vendimi i Gjykatës ndaj Ratko Mladiçit solli lehtësim për familjet e viktimave të tij dhe veçmas atyre të gjenocidit në Srebrenicë, “këtu unë përsëri duhet të kujtoj se në Kroaci në vitin 1991, filloi fushata ushtarake, që më vonë do të vazhdonte në Bosnje dhe Hercegovinën fqinjë", tha Kitaroviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test