500 miliardë euro për investime në planin e Junckerit

Evropë

500 miliardë euro për investime në planin e Junckerit

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:42
Jean-Claude Juncker

Plani i financimit evropian i filluar nga Komisioni Juncker, me qëllim inkurajimin e rritjes ekonomike dhe punësimit, do të rritet në rreth 500 miliardë euro deri në fund të vitit 2020, pasi Parlamenti Evropian miratoi sot këtë rritje.

I filluar në vitin 2014, fondi për investimet strategjike, FEIS, fillimisht pritej të mobilizonte 315 miliardë euro investime në tre vite (2015-2018).

Para një viti, 28 ministrat e Financave të BE-së kishin dhënë miratimin e tyre për të rritur kapacitetin e financimit dhe zgjatjen në kohë të këtij plani, në të natyrë formë si ajo e miratuar sot nga eurodeputetët.

Në komunikatën e tij, Parlamenti Evropian prezantoi se “investimet duhet të përqendrohen në krijimin e punës, kryesisht për të rinjtë, rritjen ekonomike dhe konkurrencën, energjinë dhe veprimin klimatik, shëndetësi, kërkim dhe inovacion, transportin e qëndrueshëm, sektorin e informatikës dhe industritë krijuese”.

FEIS-ja financohet nga buxheti evropian dhe Banka Evropiane e Investimit (BEI).

Ky fond pritet të tërheqë më pas investitorë privatë që dëshirojnë të financojnë projekte në sektorë si energjia, infrastrukturat apo kërkimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat