Kontrolle kundër islamistëve në Berlin dhe Saksoni-Anhalt

Evropë

Kontrolle kundër islamistëve në Berlin dhe Saksoni-Anhalt

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 09:08
Ilustrim

Kontrollet u bënë në rrethin e të rinjve xhihadistë, që kanë qenë në territoret e „Shtetit Islamik“. Po ashtu në fokus ishin edhe persona që kanë pasur kontakt me atentatorin në tregun e Krishtlindjeve një vit më parë.

Pjesëtarë të njësive speciale dhe 130 policë kontrolluan në Berlin dhe në landin Saksoni-Anhalt banesat e islamistëve të dyshuar. Hetimet, sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme të Berlinit drejtoheshin kundër katër të akuzuarve në moshën 18 dhe 21 vjeë. Ata akuzohen për anëtarësi në milicët e terrorit IS dhe përgatitje të një akti të rëndë dhune me rrezik për shtetin. Hetusit sekuestruan prova, kryesisht media me materiale të regjistruara, bëhet e ditur më tej.

Para një viti në zonat e luftës të IS

Dy të akuzuar, sipas autoriteteve të sigurisë, dyshohet se në nëntor 2016 përmes Stambollit kanë udhëtuar në territorin e luftës së IS-it. Një tjetër i akuzuar ka kryer një trajnim ushtarak tek ISIS-i. Të tre dyshohet se kanë lidhje me xhihadistët. I dyshuari i katërt ka ndihmuar në udhëtimin për në territoret e IS-it. Policia në Berlin siguroi banesat në Berlin, që do të kontrollohen.

Kontakt me Anis Amri

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière tha në Potsdam, se hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme të Berlinit kanë në fokus edhe një njohje në qarqet e atentatorit Anis Amri. Sipas njoftimeve të gazetave të rrjetit redaksional të Gjermanisë, të paktën njëri nga personat, shtëpitë e të cilëve u kontrolluan nga policia në Berlin, ditën e atentatit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin para një viti ka pasur kontakt me atentatorin Amri. Kjo del nga dosja e hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Zyrës Federale të Kriminalistikës. Sipas këtyre të dhënave i dyshuari Walid S. pasditen e 19 dhjetorit 2016 ka shëtitur gjysmë ore me Amri-në në lagjen Wedding. Pas kësaj ata bashkë me një tunizian vizituan xhaminë Masjid-Al-Ummah, shkuan në një kioskë si dhe kanë qendruar për ëerek ore në sheshin Alexanderplatz. Walid S. po ashtu është parë një orë e gjysmë pas atentatit në sheshin ku u krye sulmi, Breitscheidplatz.

Amri me një maune mësyu me paramendim ndaj masës së njerëzve në tregun e Krsihtlindjese në sheshin e  Berlnit Breitscheidplatz në afërsi të kishës së Përkujtimit të Perandorit Wilhelm. Si pasojë e këtij sulmi gjetën vdekjen dymbëdhjetë vetë dhe më shumë se 70 të tjerë u plagosën./DW/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat