"Antisemitizmi nuk ka vend"

Evropë

"Antisemitizmi nuk ka vend"

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 08:45
Frank-Walter Steinmeier

Në Gjermani urrejtja ndaj hebrenjve vazhdon të jetë problem, tha në Berlin Presidenti i Gjermanisë Steinmeier. Ai kërkon të luftohet antisemitizmi.

Antisemitizmi e tregon në Gjermani "fytyrën e tij të keqe në shumë forma", tha Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në një fjalim. Steinmeier-i foli në pritjen me rastin e vitit jubilar 2018 "70 vjet themelim i shtetit Izrael".

Në pritjen në ambasadën izraelite në Berlin, Steinmeieri tha se ndihet i turpëruar që në sheshe gjermane digjen flamuj izraelitë. Antisemitizmi nuk duhet të gjejë vend në Gjermani.

Përgjegjësia historike për Izraelin nuk njeh viza mbyllëse, as për ata që kanë lindur më vonë dhe as për imigrantët. Kjo përgjegjësi është e panegociueshme për të gjithë që kanë jetuar dhe jetojnë në Gjermani, tha Steinmeieri. Ai që u vë flakën flamujve izraelitë, tregon jo vetëm urrejtje ndaj Izraelit, por edhe se nuk e kupton ose të paktën nuk e respekton se çfarë do të thotë të jesh gjerman.

Steinmeieri iu referua demonstratave në Berlin, në të cilat palestinezët dhe turqit protestuan në fundjavë kundër vendimit të SHBA për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit./DW/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat