Përfundon punën Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi

Evropë

Përfundon punën Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 20:35
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë u mbyll sot pas një çerek shekulli.

Ceremonia e mbylljes, me pjesëmarrjen e mbretit Willem-Aleksandër të Holandës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, do të mbahet në mbahet në Parlamentin holandez.

Organi gjyqësor i OKB-së i dha fund zyrtarisht ndjekjes penale të të gjithë të akuzuarve për krimet e kryera që prej vitit 1991.

Kanë qenë 161 të akuzuar, 90 janë dënuar, 19 janë lënë të lirë, 13 janë dërguar para gjykatave lokale dhe 37 procedura janë tërhequr.

Në 10800 ditë procese gjyqësore, 4650 dëshmitarë janë dëgjuar, 2,5 milionë faqe janë transkriptuar.

Nën gjykimin e TPI-së kanë kaluar gjithashtu Radovan Karaxhiçi dhe Ratko Mladiç, dy përgjegjësit kryesorë të krimeve të kryera në Bosnje-Hercegovin,ë duke përfshirë këtu masakrën e Srebrenicës dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

Aktiviteti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare përfundoi në mënyrën më të papritur, me vetëvrasjen e gjeneralit kroat Slobodan Praljak menjëherë pas marrjes së dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat