Vrasësi që shfarosi një familje ende në arrati

Evropë

Vrasësi që shfarosi një familje ende në arrati

Më: 5 janar 2018 Në ora: 07:21
Rosen Angelov

Në 2 janar të këtij viti, një familje e tërë u gjet e vdekur në shtëpinë së tyre në Novi Iskar, një fshat në Bullgari.  Rosen Angelov, një i dënuar për pedofili dhe i dyshuar për krim të organizuar, fati i të cilit nuk dihet prej disa vitesh, kjo për faktin se ai ndërron identitetin dhe vendbanimin gjithmonë duke i ikur kështu Policisë, dyshohet se ka vrarë të gjithë pjesëtarët e familjes.

Dyshimet e para janë se ai vrau ish-të dashurën e tij me të cilën ka pasur një vajzë, me pas bashkëshortin e saj, një fëmijë tjetër dhe gjyshen e tij.

Mediat bullgare raportojnë se Angelov i cili tashmë është në arrati dhe sipas policisë bullgare është njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm, besohet se fillimisht ka hyrë në kuzhinën e shtëpisë që ndodhej në katin e parë.

Në kuzhinë mendohet se ka qëlluar Nedelchon, bashkëshortin e ish-të dashurës së tij. Më pas vrau edhe djalin e tij, George.  Pas kësaj, ai ka shkuar në dhomën tjetër dhe vrau nënën e bashkëshortit të ish-të dashurës, Elenka Burdijeva një 72 vjeçare e cila ishte e shtrirë në krevatin e saj.

Ish-e dashura e tij, Cathy së bashku me vajzën e saj Nancy që ishte nga lidhja e tyre e mëhershme, gjendeshin në katin e dytë. Trupat e pa jetë të bashkëshortit të ish-të dashurës dhe djalit të tij, i kishte dërguar në dhomën ku ishte gjyshja e tyre, gjithashtu e vrarë.

Më pas ai kishte vrarë vajzën e tij dhe kishte rrëmbyer Cathy-n. Por edhe atë e vrau. Trupi i saj u gjend disa kilometra larg fshatit.

Policia në Bullgari po e konsideron këtë akt si një prej më të tmerrshmëve që ka ndodhur në Bullgarinë e viteve të kaluara.

Dyshimet e para janë se e gjithë kjo vrasje u bë shkaku i xhelozisë që vrasësi kishte ndaj ish-të dashurës së tij që e la atë për tu martuar për një burrë tjetër.

Banorët e fshatit, thanë se vrasësi ishte paraqitur disa herë në fshat duke kërcënuar por ata dyshojnë se ky sulm ka qenë mirë i përgatitur.

E autoritetet në Bullgari kanë edhe dyshime të tjera. Disa zyrtarë hetimor kanë thënë se pista e hetimit është shtrirë edhe në  dyshimet se e gjithë vrasja ka ndodhur për shkak të implikimit në bandat e kontrabandës dhe shitjes së heroinës, një nga drogat më të përhapura dhe më të tregtuara në Evropën  Juglindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat