Louvre më 2017 pati 8.1 milionë vizitorë

Evropë

Louvre më 2017 pati 8.1 milionë vizitorë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 18:16
Muzeu francez Louvre

Muzeu francez Louvre njoftoi sot se në 2017 pati 8.1 milionë vizitorë ose 10 për qind më shumë se 2016.

Nga ky numër, 70 për qind e vizitorëve janë të huaj, kryesisht nga SHBA dhe Kina, transmeton AP.

Louvre është muzeu më i vizituar në botë. Shifrat përfundimtare të numrit të turistëve në Paris ende nuk janë publikuar për 2017, por pritet të jetë një rritje prej 10 deri në 12 për qind, sipas zyrës turistike të Parisit, bazuar në rezervimet e hoteleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat