Juncker: Vendosen themelet për zgjerim të ri të BE-së

Evropë

Juncker: Vendosen themelet për zgjerim të ri të BE-së

Më: 10 janar 2018 Në ora: 23:53
Jean-Claude Juncker

Shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë perspektivë për anëtarësim në BE dhe për këtë duhet të vendosim themele për zgjerim të ri të Bashkimit Evropian, deklaroi kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Perspektivën për anëtarësim që e meritojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të zbatohet në praktikë për mandatin tim në krye të Komisionit Evropian, por duhet t’i vendosim themelet për këtë proces. Këtyre vendeve u mbetet që t’i zbatojnë reformat e domosdoshme që të mundet së shpejti edhe të vihet deri në anëtarësim”, tha Junkcer në intervistën për Deutsche Welle.

Ai me këtë rast e lavdëroi Bullgarinë për shkak se afrimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së e vendosi si një nga temat më të rëndësishme të kryesimit të saj me BE-në në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

“Qeverisë bullgare duhet t’i shprehim falënderime për hapat e rëndësishëm që tashmë i ka bërë: Samiti për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më 17 maj do të jetë hap i rëndësishëm. Bullgaria thjesht është e paracaktuar t’i ndërtojë urat me vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak se e njeh atë rajon, kulturën dhe gjuhën, ndërsa edhe vetë me sukses ka kaluar përmes procesit të zgjerimit të BE-së”, theksoi Juncker.

Afrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së ka qenë një nga temat edhe në seancën e sotme të Komisionit Evropian.

“Në mbledhjen e tij të parë në vitin 2018 eurokomisarët i shqyrtojnë prioritetet institucionale për këtë vit, vit në të cilin duhet të zbatohen reformat ekonomike dhe monetare të BE-së, që të sigurohen kufijtë e BE-së, të përmirësohet sistemi për azil, të kthehet Shengeni, të kompletohet tregu i vetëm dixhital dhe të afrohet Ballkani Perëndimor drejt BE-së”, thuhet në kumtesën pas mbledhjes së komisarëve evropian në selinë e KE-së në Bruksel.

Në kumtesë theksohet se nga 89 “dosje prioritare” 29 kanë përfunduar, ndërsa Komisioni Evropian dëshiron që edhe të tjerat të përfundohen deri në fund të majit të vitit 2019.

Është planifikuar që të gjithë komisarët evropianë të enjten të udhëtojnë në Sofje, ku të premten do të bisedojnë me përfaqësuesit zyrtarë bullgarë për prioritetet e kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat