Vendet e Vishegradit kërkojnë më shumë fuqi në BE

Evropë

Vendet e Vishegradit kërkojnë më shumë fuqi në BE

Më: 26 janar 2018 Në ora: 19:15
Liderët e BE-së të Evropës Qendrore dhe Lindore

Liderët e BE-së të Evropës Qendrore dhe Lindore, që janë përplasur me fuqitë e mëdha evropiane për çështjen e refugjatëve, deklaruan sot se i kundërvihen një integrimi më të madh të bllokut.

“Ne nuk kemi nevojë për një perandori, ne kemi nevojë për një shoqatë të shteteve të lira”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban pasi u takua me homologët e tij të Grupit të Vishegradit (Hungari, Sllovaki, Republikë Çeke, Poloni) në Budapest.

Në këtë samit të fokusuar në çështjet e lidhura me të ardhmen e BE-së, vendet e Vishegradit kërkuan që të kenë më shumë peshë në çështjet e përbashkëta, deklaruan liderët e këtyre vendeve.

“Institucionet evropiane nuk duhet të ngrenë çështje pa konsensus nga vendet anëtare”, tha kryeministri sllovak, Robert Fico. Në vitin 2015, Orban dhe Hungaria drejtuan Grupin e Vishegradit në një kundërvënie të hapur me politikën mbi refugjatët të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe një plani të BE-së për të shpërndarë refugjatët në të gjithë Unionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat