Ushtarët turq zbulojnë një pitos mesjetar me përmasa gjigante - Bota Sot
Ushtarët turq zbulojnë një pitos mesjetar me përmasa gjigante

Evropë

E hënë, 28 maj 2018

Ushtarët turq zbulojnë një pitos mesjetar me përmasa gjigante

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 22:03
Pitosi i gjetur

Një pitos mesjetar shumë i madh, i cili supozohet të jetë rreth 1.500-vjeçar, është zbuluar gjatë një operacioni antiterrorizëm nga njësitë e Komandës së Xhandarmërisë në provincën Tunceli dhe më pas i është dorëzuar Drejtorisë Rajonale të Kulturës.

Pitose quheshin në kohë të lashta hambarët ose enët prej qeramike, ku ruheshin apo konservoheshin produktet e ndryshme bujqësore, kryesisht drithërat si gruri, elbi, meli e thekra, por edhe farërat e bimëve të tjera bujqësore si thjerrëzat, qiqrat, etj.

Pitoset ishin enë të mëdha qeramike, pra prej balte të pjekur. Kishin volume dhe të përmasa të ndryshme, me trajtë vezore ose gati sferike. Nga sipër pitoset kishin grykën, ndërsa poshtë kishin fundin, i cili mund të ishte në formë konike me majë duke shërbyer kështu më mirë për t'u ngulur dhe futur brenda në tokë ose më thjesht, për t'u groposur aty.

Disa pitose nuk groposeshin në tokë ndaj dhe fundin e kishin në formë trungu të prerë. Këta mbaheshin nëpër banesa, në pjesët më të freskëta dhe më të thella të tyre.

Në ditë tona shembuj të pitoseve janë qypet që kemi pasur të gjithë nëpër shtëpitë tona. Qypet janë një lloj pitosi që nuk groposet.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test