Britani: Një gjyqtare e ka mbështetur fletarrestin për Julian Assange - Bota Sot
Britani: Një gjyqtare e ka mbështetur fletarrestin për Julian Assange

Evropë

E diel, 19 gusht 2018

Britani: Një gjyqtare e ka mbështetur fletarrestin për Julian Assange

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 19:07
Julian Assange

Gjyqtarja brtanike, Emma Arbuthnot, e ka mbështetur fletarrestin në Mbretërinë e Bashkuar kundër themeluesit të faqes në Internet, WikiLeaks, Julian Assange, duke e lënë të pandryshuar pozicionin tij juridik, pas më tepër se pesë vitesh të qëndrimit brenda Ambasadës së Ekuadorit në Londër.

Gjyqtarja Arbuthnot sot e ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve të Assanges, që të tërhiqet ky fletarrest, pasi ai më nuk kërkohet për tu marrë në pyetje nga Suedia.

Assange është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër në qershor të vitit 2010, për t’i ikur ekstradimit në Suedi, ku prokurorët po i hetonin akuzat kundër tij për sulm seksual dhe dhunim, të cilat i kishin paraqitur dy femra në vitin 2010.

Prokurorët suedezë janë tërhequr nga ky rast vitin e kaluar, por Assange është ende subjekt i fletarrestit britanik për shkelje të kushteve të dorëzanisë në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test