Nënkryetari polak i PE-së shkarkohet nga detyra pas deklaratave naziste

Evropë

Nënkryetari polak i PE-së shkarkohet nga detyra pas deklaratave naziste

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 17:00
Ryzsard Czarnecki

Parlamenti Europian ka votuar sot për të shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të legjislativit të Bashkimit Evropian, deputetin konservator polak, Ryzsard Czarnecki, pas një deklarate ku ai krahasonte një kolegen e tij me një bashkëpunëtor nazist.

Parlamenti votoi 196 vota në favor të uljes së pozicionit të Czarnecki  duke siguruar dy të tretat e tyre, gjatë seancës plenare të kësaj jave në qytetin francez të Strasburgut, pasi disa liderë të grupit e mbështetën vendimin , javën e kaluar.

Czarnecki, një anëtar i partisë konservatore ”Ligj dhe Drejtësi” në Poloni, ka kritikuar ashpër deputeten liberal-konservatore në BE,  Roza von Thun, duke e përshkruar atë si një “szmalcownik”, një term përçmues për njerëzit që shantazhonin hebrenjtë gjatë pushtimit nazist në Poloni.

Kjo është hera e parë që legjislatura hyn në fuqi për të shkarkuar nga detyra një zyrtar të lartë duke e konsideruar atë fajtor për shkelje të rënda.

Czarnecki ishte një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Europian dhe ai do të vazhdojë të jetë eurodeputet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat