Vrasësit e dyshuar të ish-presidentit serb do të rigjykohen - Bota Sot
Vrasësit e dyshuar të ish-presidentit serb do të rigjykohen

Evropë

E hënë, 20 gusht 2018

Vrasësit e dyshuar të ish-presidentit serb do të rigjykohen

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 17:36
Milorad Ulemek

Një gjykatë në Beograd do të shqyrtojë mundësinë e rigjykimit të burrave të dënuar për vrasjen e presidentit serb të viteve 1980 Ivan Stamboliç dhe për tentativën për vrasjen e ish-liderit të opozitës Vuk Drashkoviç.

Një mocion për rigjykim i paraqitur nga avokatët për Milorad Ulemekun dhe Branko Bercekun, të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen e Ivan Stamboliç dhe tentativën e vrasjes së Vuk Drashkoviçit në vitin 2007 dhe 2008, duhet të rishqyrtohet për shkak të dyshimeve për prova të reja, vendosi të enjten Gjykata e Apelit në Beograd.Ulemekut dhe Bercekut, oficerë të lartë nga Njësia Speciale e Antiterrorizmit e Ministrisë së Brendshme Serbe, iu dhanë dënime maksimale me 40 vjet burg. Mbrojtja e tyre pretendon se Bercek, i cili u dënua si autor i drejtpërdrejtë në tentativën e vrasjes së Drashkoviçit, ka grup gjaku ndryshe nga ai që u gjet në skenën e krimit. Gjykata Speciale e Beogradit fillimisht e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për rigjykim të çështjes, duke e quajtur atë “jo të plotë”.

Por Gjykata e Apelit njoftoi të enjten se e ka rrëzuar atë vendim, duke thënë se mbrojtjes i duhet dhënë kohë që ta ndryshojë kërkesën e saj. Ulemek, i njohur gjithashtu si Legija, u dënua edhe me 40 vjet të tjera burg për organizimin në vitin 2003 të vrasjes së kryeministrit serb Zoran Djindjiç. Ish-presidenti serb Stamboliç ishte aleat i ngushtë i Millosheviçit, por më vonë u bë një rival i mundshëm politik. Ai u zhduk në gusht të vitit 2000 dhe u mësua pas rënies së Millosheviçit se ai ishte vrasë. Drashkoviç, lideri i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje, ishte një nga politikanët e përfshirë në protesta kundër Millosheviçit në vitet 1990. Vuk Cvijiç, një gazetar i specializuar në zbatimin e ligjit dhe krime, tha për BIRN se shpreson që vendi i ri i gjykatës të jetë marrë për “arsye procedurale” dhe që “askush të mos luajë me vendimin”.”Ky vendim shqetëson më shumë anëtarët e regjimit të Millosheviçit, sepse ai e ekspozoi të gjithë natyrën kriminale të tij,” tha Cvijiç. Ai shtoi se vendimi përcaktoi se Millosheviçi, i cili u rrëzua me anë të protestave masive në vitin 2000, urdhëroi vrasje politike të kryera nga shërbimi sekret, të ndihmuar nga ushtria dhe bandat e organizuara kriminale.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test